“Kjo merr fund” Nxehet Lulzim Basha: 2 vite telenovelë në kuvend, vetëm Rama fitues, do ta fikim!

Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se aktorët kryesorë janë investuar në një telenovelë larg probleme të përditshme të njerëzve.

Ai tha se i vetmi që ka përfituar nga kjo telenovelë është Edi Rama, por shtoi se tashmë mbaruar telenovela dhe ai së bashku me qytetarët do ta fikin atë. 

Basha: Ne besojmë se për një kohë të gjatë aktorët kryesorë janë investuar në një telenovelë larg probleme të përditshme të njerëzve dhe janë fshehur pas telenovelës me një grusht aktorët në një skenë të ngushtë politike, me pseudo përplasjes në kuvend. Nuk i shërben qytetarëve dhe opozitës kjo telenovelë.

I vetmi që ka përfituar nga kjo telenovelë është Edi Rama. Ka mbaruar telenovela. Edhe në Netflix telenovela pas 2 vitesh ndërrohet. Ka 2 vite që sheh telenovelë flas Rama. Kjo merr fund, nuk jemi pjesë e kësaj telenovelë. Ta fikim këtë telenovelë!