Çullhaj: I pamundur një bashkim real, strukturat e PD-së janë shumë dobët dhe të ndarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 21:22
Pedagogu dhe politologu, Florian Çullhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se strukturat e PD-së janë shumë dobët dhe se e shikon ende të pamundur një bashkim real.
Çullhaj: Tek ne harrojmë gjithmonë se PD ka qenë gjithmonë një parti që ka qenë një parti e frymës dmth pra nuk ka qenë parti e strukturave.
Po të shohësh sot, këto më duken si një tendencë për të rimbledhur para zgjedhjeve një lloj kuturuje sepse strukturat janë shumë dobët sepse të gjithë janë të ndarë kush është i Bashës dhe kush është i Berishës.
Ky bashkim nga lart në këtë formë tani e shikoj ende të pamundur një bashkim real. PD duhet të rishpikë veteveten.
