Hoxha: Faktori opozitar nuk mund të bëhet pa Berishën, Basha në këto 2 vite nuk ka bërë opozitë
Gazetari, Julian Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se i gjithë faktori opozitar nuk mund të bëhet pa Berishën dhe se Basha në dy vite nuk ka bërë opozitë.
Hoxha: Kemi dy vjet që shohim se ka një grup njerëzish që bëjnë opozitë realisht në këtë vend.
Kemi Berishën si lideri i grupimit më të madh të demokratëve dhe të grupimit më të madh të deputetëve në parlament.
Cdo ditë ka denoncuar aferat e qeverisë.
Janë zhvilluar 2 palë zgjedhjeje dhe numrat janë shumë të rëndësishëm dhe Berisha në këtë pozicion është shumë komod dhe demokratët e ndjekin.
Unë nuk e shof ftesën që i drejtohet Bashës drejtpërdrejtë.
Ato që janë artikuluar, Bardhi, Boçi e të tjerët kanë qenë në unison pra po flasim për grupimin e deputetëve të PD të cilët kërkojnë që faktori që do i bashkohet konfederatës duhet të jetë padyshim faktor opozitar.
Basha në këto dy vjet nuk është dukur që ka bërë opozitë, përkundrazi ka vazhduar ti shërbejë qeverisë.
I gjithë faktori opozitar nuk mund të bëhet pa Sali Berishën.
