Manastirliu analizon Maturën: Duhet matja e vërtetë e nxënësve dhe vlerësim i cilësisë së mësimdhënies. Rezultatet e PISA-s i kemi analizuar me shumë kujdes se...
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte analizën vjetore për Maturën Shtetërore.
Manastirliu nënvizoi se duhet bërë matja e vërtetë e nxënësve dhe një vlerësim i cilësisë së mësimdhënies nga ana e mësuesve.
Ogerta Manastirliu: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve bazuar në konsoldimin e metodologjive të vlerësimit se përafrimi për sa i përket notës së maturës shtetërore me vlerësimin e mesatares së këtyre nxënësve në gjimnaze duhet të jetë sa më i përputhur.
Kështu mundet që nxënësve t’u japi një vlerësim të fortë. Nuk është në vetëvete nota e mirë por matja e vërtetë e nxënësve. Që në studime në degët që do zgjedhin të jetë i duhuri sipas kopetencave dhe dijeve të marra.
Apo hapi paralele aspektet që lidhne mearsimin profeisonal me fromime roeisonel që sigrojnë që cdo i ir të shkojë i konsoliduar në degën e duhur të studimeve apo në tregun e punës me aftësitë që nxjerr gjimnazi apo shkolla profesionale.
Këto vlerësime kanë qëllim për të mundësuar jo vetëm vlerësim transparent dhe meritokratik por edhe për qëllim edhe të maturin e punës së cilësisë së mësimdhënies. Kemi nxjerrë një seri rekomandimesh që përkthehen në një plan pune për ministrin ë Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar këto aspkete që lidhen me pedagogjinë.
Vërtetë proceset e vlerësimit të maturës janë procese shumë serioze të cilat ndiqen shumë kujdes nga ata që përfshihen në vlerësimin e testeve. Ka shumë për të bërë edhe për të përmirësuar.
Sepse çdo proces nxjerr në pah komponentet që forcon mekanizmat e brendshëm, që procesi të sigurojë cilësi. Ajo që na tregojë ky proces një garanci e shtuar për nxënësit.
Rezultatet e PISA-s
Ogerta Manastirliu: Rezultatet e PISA u dhanë në dhjetor këtë vit i kemi analizuar me shumë kujdes se ku duhet të përmirësojmë të gjitha ato procese që lidhen me të mësuarit, me mësimdhënien, me kompetencat dhe mbi çfarë duhet të bëjmë më shumë, në raport me përgatitjen e nxënësve sipas testeve model sipas të gjitha atyre elementeve që nuk mund të jenë në atë moment kur vjen dita e testit, por për të filluar një vit më parë me përgatitje që të kemi ato të dhëna që matin nxënësit.
PISA është një vlerësim që do të zhvillohet në 2025, kemi vlerësime të tjera. Këto janë gjatë viteve të tjera, duhet përgatitur gjithë sistemi edhe për këto vlerësime periodike. Për herë të parë do të kemi një vlerësim të aftësive mësimdhënëse të mësuesve.



