FOTO/ Vrau kunatin se i pë*dhunoi vajzën, zbardhet dëshmia e motrës së viktimës dhe gruas së autorit: Ta vrava vëllanë! Nuk dija asgjë! Vajza…
Zbulohen fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë.
Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18-vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 330vjeçari e përdhunonte sistematikish që nga mosha 9 -vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.

“Nuk dija gjë!”. Kështu deklaron motra e 33-vjeçarit shqiptar Erjon Pelivanit, që u vra nga kunati i tij. Krimi ndodhi pas dëshmisë së vajzës nga martesa e parë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili mësohet se e bija ishte përdhunuar prej vitesh nga vëllai i gruas.

Në një prononcim për protothema.gr, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.
Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha; ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur.

