Eksperti i IT: Kujdes nga rrjetet sociale përdoruesit po shtohen dita ditës

Edmind Licaj Ekspert IT i ftuar në emisionin “Epiqendër”  të moderatores së Ora News Sonila Musai foli për impaktin e rrjetetve socilale në jetën e gjithësecilit.

Licaj u shpreh se llogaritë e rreme kanë ekzistuar edhe më herët por tashmë përdoruesit janë edhe më të shumtë duke e bërë që keqdashësit të gjejnë akoma më shumë terren dhe të mos kursehen ku viktima janë ato që kanë më pak informacion rreth rrjeteve sociale.