Situatë shqetësuese në varresat e Patosit, shkarja e dheut nxjerr eshtrat në rrugë

Prej vitesh në varrezat e kishës së Dukas Breg të qytetit të Patosit, kanë dalë eshtrat. Kjo situatë është tepër shqetësuese për banorët e zonës që ndodhen rreth kësaj kishe. Ata shpresojnë nga dita në ditë që kjo situatë të marrë fund dhe bashkia të vendosë dorë për sistemimin e zonës.

Kjo situatë paraqitet prej rreth 30 viteve e tillë pasi rruga që ndodhet përbri kishës ka bërë të mundur shkarjen e dheut e si pasojë nxjerrjen e eshtrave.

Kryetari i bashkisë së Patosit, Fation Duro shprehet se problematika është evindentuar edhe më parë dhe se projekti do të mbyllet shumë shpejt e në muajin Shkurt do të fillojë puna.

Ky investim ishte parashikuar të mbyllej në vitin 2023, theksoi Duro, por për shkak të mos parashikimit të buxhetit kjo situatë u mor si prioritet për këtë vit nga bashkia Patos.