36-vjeçari hidhet nga pallati në Elbasan,vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 15:10
Një 36-vjeçar është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit.
Paraprakisht dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
