Bien temperaturat, ngrica dhe borë gjatë gjithë ditës/ Ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë


Këtë të mërkurë të 10 janarit priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Era pritet të jetë mesatare deri e fortë në bregdet

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat në zonat malore mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

- në bregdet: 4 / 11 °C

- në vendet e ulëta: 1 / 11 °C

- në vendet malore: -6/ 4 °C.