Bullizimi online, Jaupbashi: Denigrohen jo vetëm figurat publike por edhe njerëzit e thjeshtë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 18:42
Psikologia Sonila Jaupbashi në një intervistë në Ora Neës foli për bullizimin online. Jaupbashi u shpreh se po denigrohen jo vetëm figurat publike por edhe njerëzit e thjeshtë.
Jaupbashi: Është vërtet një alarm. Kur them një alarm nuk e ekzagjeroj.
Denigrohen figurat jo vetëm publike por edhe njerëz të përditshëm, njerëz të thjeshtë.
Denigrohen me mesazhe fyese dhe me një mizori në komente. Kjo nuk ndodh vetëm me adoleshentët.
Adoleshentët janë më të gjykuarit. Por edhe njerëzit me një moshë mesatare, që kanë hyrë në rrjetet sociale.
