Atentati me snajper në Vlorë/ Bregu: Objektivi mund të ketë qenë edhe xhaxhai i viktimës, emri i 22-vjeçarit ka dalë edhe në Encrochat

Gazetari Sokol Bregu në një intervistë në Ora Neës foli për atentatin në Vlorë para disa ditëve ku një I ri u vra me snajper teksa ishte në ballkonin e shtëpisë së tij. Bregu u shpreh se objektivi I atentatit mund të ketë qenë edhe xhaxhai I viktimës dhe se emri I 22 vjecarit ka dalë edhe në bisedat në Enchrochat të një prej personazheve të krimit në Vlorë.

Bregu: Është një atentat i mirëfilltë mafioz. Policia në këto momente është duke dyshuar se objektivi i atentatit nuk ishte pikërisht ai.

Mendohet se mund të ishte edhe xhaxhai i tij. Kjo është ajo që policia është duke hetuar në këto moment.

Të gjithë ekspertët më të mirë antikrim që kemi janë prej dy ditësh në Vlorë. Policia i ka dhënë një përparësi kësaj vrasjeje.

Lidhet edhe me disa përgjime më parë janë gjetur nga Sky dhe janë dërguar nga francezët. Lidhet me një trafik droge të shkuar keq.

Është një sasi e madhë droge e kapur në Belgjikë, ky ka qenë konflikti. 22 vjeçari nuk ka qenë i përfolur për ndonjë vepër penale, por del në kanalin e komunikimeve të një prej personave të cilët tashmë ka humbur jetën dhe është vrarë pasi duhet të dimë se Sky dhe Encro Chat kanë ekzituar nga viti 2017.

Në Encrochatin e sjellë të një prej personazheve të krimit në Vlorë dhe e cila është në dispozcion të SPAK është edhe emri i 22 vjecarit.