Mazrreku: Ja sa dënohesh nëse hap një adresë fallco për të dëmtuar të tjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 18:53
Serjan Mazrreku, avokat i ftuar në emisionin “Epiqendër” të mderatores së Ora News Sonila Musai foli për rrjetet sociale ku tha se është shumë e lehtë për ti dëmtuar të tjerët por shumë e vështirë që të dënohen autorët.
Sipas avokatit ka raste të shumta dhe duhet ti kushtohet një rëndësi e duhur e të merren shumë seriozisht raste të tilla.
Për avokatin të gjithë ata persona që hapin adresa fallco duke dëmtuar të tjerët është e dënushme me gjobë e deri në dy vite burgim.
