EMRI/ Dhunoi gruan para fëmijëve, në pranga 30-vjeçari në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2024, 12:10
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, pas njoftimeve për 3 raste të dhunës në familje, në Lezhë dhe në Kurbin është arrestuar shtetasi Bal Selimi, 30 vjeç, banues në Lezhë.
Mësohet se ai në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve të tyre mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.
Policia e Lezhës apelon për të denoncuar çdo rast të dhunës në familje dhe siguron se reagimi ndaj autorëve, do të jetë i menjëhershëm, ndërsa ndihma për të dëmtuarit nga kjo vepër penale, do të jetë e integruar.
