Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Drejtori Rrumbullaku në Vlorë prej mëngjesit të djeshëm, po hartohet plani për...
Ngjarja e ndodhur 2 ditë më parë, në Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në Drejtorinë e Vlorës, prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm.
Drejtor Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.
Drejtor Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh. Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale.
Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.
Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.


