Rrugorja bën thirrje jo vetëm për shoferët: Kalimi i rrugës nga këmbësorët në vendkalimet e përcaktuara shpëton jetë
Policia Rrugore përmes një mesazhi ka bërë thirrje për vëmendje dhe respektim të rregullave të qarkullimit të të gjithë drejtuesve të mjeteve.
Përpos kujdesit të shoferëve në përdorimin e rripit të sigurimit apo mospërdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, Rrugorja ka një thirrje edhe për të gjithë këmbësorët.
Respektimi i rregullave prej tyre duke përdorur vendkalimet e këmbësorëve të përcaktuara për ta, sipas Rrugores, shpëton jetë.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Kujdesi dhe vëmendja e shtuar, përdorimi i rripit të sigurimit, mospërdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, reflektojnë qetësi dhe më shumë siguri në udhëtim.
Gjithashtu, përdorimi dhe kalimi i rrugës nga këmbësorët në mënyrën dhe vendkalimet e përcaktuara, shpëton jetë.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, përdorni vendkalimet e këmbësorëve për sigurinë tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës


