"Rrethohet" Vlora, Sokol Sinomati merr leje nga burgu për varrimin e të birit që u ekzekutua me snajper
Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë motorë të djalit të tij Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper.
Sokol Sinomati i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.
Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.
Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sonomati mbeti në burg.
Hetimet
Gëzim Sinomati, 22-vjeçari që u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip 'BMW X3' e vjedhur me targa të dubluara.
Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m. Burime thonë se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.
Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist dhe vrasës me pagesë. Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.
Janë mbledhur thuajse 50 kamera sigurie të bizneseve, por edhe qytetit me qëllim i identifikimi, por autorët ende nuk janë identifikuar, pasi kanë qëndruar në zonë të pandriçuar dhe janë shmangur kamerave.


