Kulluri: Berisha është bashkëfajtor për krizën e opozitës, mori atributet e gjykatës Kushtetuese
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 13:32
Anëtar i kryesisë së PD, Edvin Kulluri në një intervistë në Ora News foli për kërkesën e SPAK për masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën.
Kulluri u shpreh se kjo nuk është një tragjedi dhe se Berisha ka marrë atributet e gjykatës Kushtetuese.
‘’Kjo nuk është një tragjedi. Vet ka kërkuar të mos ketë imunitet. Nuk e kuptoj pse Berisha krijon konfuzion.
Unë nuk ndihem fare mirë për këtë situatë. Berisha nuk duhej të kthehej si kryetar i PD.
Berisha ka qenë vetë frymëzuesi i djegies së mandateve. Berisha ka qenë bashkëfajtor për krizën e opozitës në vitet e fundit.
Berisha ka marrë atributet e gjykatës Kushtetuese. Asnjë nuk është mbi gjykatën'', tha ndër të tjera Kulluri.
