Kërcasin armët në Fier, në vendngjarje ka mbërritur policia teksa ka ...

Të shtena me arme zjarri jane degjuar disa minuta me pare ne Ferme – Clirim, ne afersi te Fierit. Eshte qelluar drejt një berberhane, por pa te demtuar.

Ne vendngjarje ka mberritur menjehere policia , teksa ka rrethuar zonen ndersa eshte vene ne kerkim te autorit.

Njoftimi i Policisë Fier - Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.