Meta uron besimtarët: Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 16:26
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë Krishtlindjen.
“Krishtlindja është lindja e shpresës, burimi i paqes, fuqia e dritës mbi errësirën dhe konfirmimi më i qartë i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
Gëzuar të gjithë besimtarëve, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju e veçanërisht për të gjithë ata që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. Gëzuar”, uron Ilir Meta.

