Lejuan kalimin e mallra kontrabandë në Kakavijë/ Ja emrat e doganierëve dhe 6 të arrestuarve të tjerë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore thotë se kishte marrë informacion e denoncime se doganierë efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit!

Verifikimet provuan abuzimet, ndaj këtë të dielë AMP ndërhyri.

Dy doganierë u arrestuan, ndërsa një koleg dhe 3 punonjës të Antikontrabandës pranë Pikës kufitare të Kakavijës u shpallën në kërkim për korrupsion e kontrabandë!

Ardit Abria me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj, doganier për kontroll fizik u vunë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore

Donieri Arben Marvataj si dhe 3 punonjës të Antikontrabandës,  Fjodor Rucaj, Norion Spaho dhe Gramoz Sheh janë në kërkim

Kundrejt ryshfetit ata dyshohet se lejonin mjete të kalojnë pa kryer procedurat e deklarimit të mallit! Në prangat e policisë përfunduan edhe 6 drejtues të mjeteve që transportonin mallra kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetëra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Drejtoria e Përgjithshme njofton se të gjithë personat e përfshirë janë pezulluar nga puna dhe se ka nisur hetimin e thelluar sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritet thonë se vijon puna , për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.

Te arrestuarit:

Ardit Abria doganier me detyre përgjegjës turni.

Eliod Shurdhaj doganier fizik, në Degën Doganore Kakavijë.

Arben Marvataj,

Valter Dosti

Thanas Malaj.

Rigent Ismaili

Astrit Xhaxha

Arjan Mustafaj

Fatjon Osmani

Në kërkim:

Fjodor Rucaj

⁠Norion Spaho

Gramoz Shehu