FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë. 7 të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Nje aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Policia njofton per 7 te plagosur. 5 jane paraqitur ne spital deri tani.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.