"Sundimi i ligjit" arreston dy persona të shpallur në kërkim, për çfarë akuzohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2023, 12:20
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit.”
Në pranga kanë rënë shtetasit S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, vazhdon.