Aksident i rëndë gjatë natës në Fier/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në bypass-in e Fierit.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Si pasojë, drejtuesi i mjetit të shoqëruar në polici, ku po kryehen veprimet proceduriale nga blutë.

Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.