Mashtrimet dhe bursat fiktive me call center, 40 gjermanë të thirrur në SPAK për të dëshmuar

40 shtetas gjermanë në thirrur nga SPAK për të dëshmuar në procesin që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj një grupi prej 13 personash të akuzuar përmes call centerave për investime në bursa fiktive.

Me kërkesë të prokurorit Eneid Nakuci, viktimat e mashtrimit  duhet të paraqitën me datën 28 dhjetor në oren 12, kohë kur në GJKKO mbahet seanca e radhës ndaj grupit që drejtohej nga Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa.

Në Qershor të këtij viti prokuroria e posaçme mbylli hetimit duke marrë të pandehur 13 shtetas shqiptarë me akuza  për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall sh.p.k, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Gjatë përllogaritjes së kryer dyshohet se vlera e arritur nga mashtrimi kalon shumë mbi 3 mln euro.

Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e të Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar. Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 euro dhe 19.786.762lekë.

Po ashtu këtij grupi i janë sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.