Ngrihen sërish temperaturat, parashikimi i motit për datën 24 dhjetor 2023

Ditën e Diel moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente.

Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Pas mesditës pritet kalimi i vranësirave në të gjithë territorin. Por më të dukshme vranësirat do të jenë përgjat shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 2-18 gradë celcius.