Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident është shënuar në lagjen 16 në Korçë ndërsa një automjet tip ‘Audi’ ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga një 36-vjeçar.

Automjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale M.N., ndërsa ndaj tij kanë nisur veprimet e mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë, 36-vjeçari i aksidentuar, me inicialet GJ.A, është nisur për mjekim drejt spitalit të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.