Meta në asamblenë e të zgjedhurve vendorë të PL-së: Inceneratorët vazhdojnë të rëndojnë buxhetet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 14:38
Në takimin me Asamblenë e të zgjedhurve vendorë të Partisë së Lirisë Ilir Meta kërkoi më shumë kontroll ndaj shpenzimeve.
Madje ai theksoi se këshilltarët duhet të bëjnë propozime për ti dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve në ccdo bashki.
Sipas tij incineratorët vazhdojnë të rëndojnë buxhetet.
‘’Inceneratori është prioritet edhe i bashkisë së Durrësit. Gati 1/3 e buxhetit të bashkisë së Durrësit shkonte për inceneratorin e Tiranës'', tha Meta.
Madje ai akuzoi se landfillir të tiranës iu lejua ndërtimi pa leje në 15 hektarë.
Bonusi për familjet e të prekurve nga tërmeti, sipas metës nuk po u jepet qytetarëve.
Nga ana tjetër kreu I partisë së lirisë kërkoi që të ketë edhe më shumë takime me qytetarët për të dëgjuar problemet.
