Opozita në protestë, Vasili: Rama, frikë të tmerrshme nga të vërtetat e tmerrshme që Berisha ka nxjerrë sheshit!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, iu drejtua protestuesve sot përpara Kryesisë së Kuvendit me një lloj ndjese.

“Jemi sot bashkë sepse s’kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës. Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë. E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”

Deputeti i PL, Petrit Vasili, iu drejtua protestuesve sot përpara Kryesisë së Kuvendit me një lloj ndjese.

“Jemi sot bashkë sepse s’kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës. Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë. E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”

A e kuptoni që në burgje nuk ka kamera dhe skenare?! Skanera ka për të kontrolluar deputetët. E kuptoni se çfarë bëhet? E kuptoni që secili nga ne dhe të tërë ata që nuk janë ëktu mund të kthehen në shtëpi dhe prona e tyre të jetë marrë?! Të jetë rrëmbyer?! Dhe nuk ka kush i mbron.

Përse jemi sot këtu dhe cili është halli i Edi Ramës, të mbushur plot?! Sepse të vërtetat kanë dalë ën shehs dhe ai nuk ka frikë nga asgjë tjetër po ka frikë të tmerrshme nga të vërtetat e tmerrshme që Dr. Berisha ka nxjerrë sheshit.

Ju keni parë që kërkojnë heqjen e imnutetit, por nuk thonë që nuk janë të vërteta dokumentat që provojnë qindra milionë euro të rrëmbyera. Ato euro me të cilat blejnë votat e të varfërve dhe të kapen në pushtet. “