VIDEO/ Nis protesta te Kryesia, Xhaferri: Sot jemi këtu për ta bërë Edi Ramën të respektojë opozitën!
Me mbërritjen e ish-kryeministrit Sali Berisha përpara kryesisë së Kuvendit, ka nisur edhe protesta e opozitës për të drejtat e saj të mohuara në Kuvend. Kreu i i FRPD, Besart Xhaferri, i cili e mori fjalën ndër të parët, tha:
“Disa mesazhe për diktatorin, që pretendon se ka marrë mandatin për të bërë gjithçka. Sot jemi mbledhur për të nisur mosbindjen civile, për të nisur një valë protestash të cilat nuk do të ndalojnë derisa Edi Rama të rrëzohet.
Sot jemi mbledhur për të kërkuar ato komisione hetimore, te të cilat ai duhet të cijë dhe të japë llogari një për një te secili.
Sot jemi këtu për të bërë Edi Ramën të respektojë opozitën dhe gjithçka që ia njeh Kushtetuta.
Sot jemi këtu se s’mund ta lëmë kurrë Shqipërinë të bëhet si Bjellorusia, Rusia, Mianmari a Venezuela. Liderin e opozitës nuk burgos dot askush.”

