PAMJET/ Çfarë po ndodh brenda dhe jashtë Kryesisë. Berisha refuzon, nis mbledhja në Këshillin e Mandateve, i pranishëm avokati i tij

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se nuk do të jetë përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë heqjen e mandatit të tij.

Deklarata vjen pak minuta se të nisë protesta e opozitës ndërsa Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00.

Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit.

Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.

Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie.

Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.

Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament”- u shpreh Berisha.

Ndërkaq, ish-kryeministri i cili refuzoi Këshillin, ni është bashkuar protestës jashtë Kryesisë, ndërsa në mbledhje do të përfaqësoihet nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Mbledhja

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për "arrestimin" e liderit të opozitës, Sali Berisha, për dosjen ‘Partizani’.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Përbërja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Lindita Nikolla, kryetare

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Arben Pëllumbi

Bledi Çuçi

Gazment Bardhi

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Greta Bardeli

Saimir Korreshi (nuk do të jetë për shkak se është përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë)

Anëtarë zëvendësues

Xhemal Qefalia

Klevis Xhoxhi

Blerina Gjylameti

Dhurata Tyli Çupi