Rama përgëzon ekipin e negociatave me BE-në: Një milliard euro do të vijnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim skuadrën kombëtare të negociatave me Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se në vitet e ardhshme priten 1 miliard euro investime nga BE, teksa përgëzoi punë  e ekipit negociues.

Sipas Ramës, puna e ekipit negociues ka rritur besimin te administrate, teksa e quajti këtë një triumf të patriotizmit brenda administratës publike.

“Janë një miliardë euro që do të vijnë në vitet e ardhshme përtej mbështetjes së programuar dhe përtej buxhetit tonë që do të na ndihmojnë, janë edhe një sërë hapjesh të reja për integrimin në tregun e përbashkët, që më parë ndodhte vetëm për vendet anëtare. Puna juaj nuk është thjesht prezantimi dhe neogocimi në Bruksel por është edhe jetësimi i gjerave qëë ne duhet të prezantojmë këtu. Është pa diskutim një çertifikatë e shkëlqyer që i keni dhënë administratës shqiptare për të rritur besimin e brendshëm dhe besimin e njerëzve për administratën.

Dua t’ju them, në mos të gjithë, një pjesë e juaja e pyesin veten si vazhdon puna, se e dini që kemi një problem që nuk lidhet fare me punën tuaj, me procesin e negociatave, por që lidhet me politikën dhe marrëdhëniet politike dhe besoj që nuk duhet të keni asnjë shqetësim dhe besoj nuk do të kemi ansjë humbje kohe sepse do të gjejme gjuhën edhe për këtë, me mirëkuptimin se për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjme asnjë lloj kompromisi.

Ju tashmë e keni mësuar rrugën për në Bruksel, ju e dini si shkohet atje, e dini çfarë duhet bërë atje. Ndërkohë, puna juaj është këtu dhe do ta vazhdojmë përditë që sa herë jut ë shkoni atje të vazhdoni të shkëlqeni siç keni shkëlqyer deri tani. Jua qaj hallin sepse në njëfarë mënyre jua solli jeta të rifilloni nga provimet që kujtuat se i kishit mbaruar. Në këtë aspekt nuk i kam zili. Ky është një triumf brenda adiministratës shqiptare i patriotizmit”, tha Rama. /vizionplus.tv