E ardhmja e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Pensionistët në Shqipëri jetojnë 8 herë me keq se në BE

Lëvizja Bashkë ka mbajtur të dielën kongresin e dytë të partisë, ndërsa në fjalën para delegatëve kryetari i saj Arlind Qori e ka vendosur theksin tek ekonomia e ulët, pagat minimale dhe shtresa punëtore, ndërsa shtoi se “Lëvizja Bashkë” synon që të focohet dhëe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Lëvizja BASHKË zhvilloj të dielën kongresin e dytë të partisë.

Arlind Qori foli për papunësinë në vend dhe nivelet e ulëta të pagave dhe pesioneve.

Përpara delegatëve Qori tha se “Lëvizja Bashkë” do të fitojë një ditë për ta bërë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.

Kurdo që zgjedhjet parlamentare të mbahen Lëvizja Bashkë do të kandidojë për në parlamentin e vendit.

Lëvizja Bashkë mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 2021 në Bashkinë e Tiranës, ndërsa arriti të fitonte rreth 14 mijë vota, ndërsa përfaqësohet në bashkinë e Tiranës me një anëtarë në Këshill.