Bardhi nuk trembet, “çan” kordonin e policisë dhe futet në Kryesinë e Kuvendit, protestën do ta ndjekë nga dritarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 10:28
Taksa pritet që të fillojë protesta e opozitës në të njëjtën kohë kur mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, i pari nga opozita ka ardhur Gazment Bardhi.
Bardhi ka kaluar në mes të policisë të cilët kanë blinduar sot gjithë zonën e Kryesisë së Kuvendit për të siguruar që të mos ketë trazira.
Bardhi duket se është futur brenda në zyrën e tij, ndërsa pritet që të mos marrë pjesë në mbledhjen e mandateve për Berishën.
Kujtojmë se Bardhi është i vetmi që është shprehur më herët se është pro heqjes së mandatit të Berishës në këmbim të komisioneve hetimore që kërkon opozita.
Ky i fundit do të jetë në rrugë në protestë ku është ngritur edhe një podium, ku do të mbahen fjalime për të kundërshtuar vendimin e opozitës.

