Pas Argitës, protestës së opozitës para Kryesisë së Kuvendit i bashkohet edhe Jozefina Topalli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 11:58
Pas Argita Malltezit, protestës para Kryesisë së Kuvendit i është bashkuar edhe ish-nën kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.
Ajo është parë nën shoqërinë e Genc Strazimirit dhe së bashkë me demokratë të tjerë.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetë e simpatizantë të Partisë së Lirisë, teksa mungon kryetari Ilir Meta.
