Qori: Sistemi partiak në vend në krizë, duhet alternativa të reja e të vërteta si Lëvizja Bashkë
Në një intervistë në ORA News, kreu i sapo zgjedhur Lëvizjes Bashkë Arlind Qori u shpreh se gjithë sistemi partiak në vend është në krizë.
Ai tha se sistemi partiak është në krizë dhe qytetarët e dinë se partitë e vjetra janë të korruptuara dhe se nuk mund të zgjidhet më e keqja më e vogël.
Qori: Gjithë sistemi partiak në vend është në krizë. PD i shfaq më shumë, ndërsa PS i fsheh më mirë divergjencat sepse është në pushtet dhe i ofron një lloj sigurie. Ndërsa partisë në pushtet po i rritet numri i njerëzve që po përfundojnë në prokurori. Në këtë situatë do të nisin edhe divergjencat. Sistemi partiak është në krizë dhe qytetarët e dinë se partitë e vjetra janë të korruptuara. Nuk dua të zgjedhin më të keqen më të vogël.
Prandaj na duhet për një alternativë që është serioze e guximshme dhe e thotë të vërtetën. Mendoj se Lëvizja Bashkë i përmbush këto kritere. Përkrahja jonë rritet dita-ditës, pasi rezulton një gjë e tillë edhe në sondazhe e anketime.
