VIDEO/ “Macja, Taulanti dhe Braçja”, parashikimi i Blushit për socialistët 6 vite më parë përmes gjëegjezës epike: Ja kush është macja që do ju hajë!

Më 24 mars të gjashtë viteve më parë, do të zhvillohej një seancë të ndezur debatesh, akush dhe kundërakuzash në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve socialistë dhe ish-socialistit që sapo kishte krijuar forcën politike LIBRA, Ben Blushi.

Një përballje nuk do të mungonte edhe mes Shalsit dhe Blushit, dikur miq të vjetër, madje siç tha Shalsi falë tij ishte futur në politikë.

Shalsi apeloi Blushin të mos sulmojë çdo socialist që merr detyrën e Ministrit për shkak të miqësisë me Edi Ramën.

Në replikë, Blushi tha se nuk i vjen keq që është bërë Ministër, madje duhet të ishte bërë më herët.

Ai tha se mes tyre qëndron projekligji i plehrave. Blushi zgjidhi edhe gjëegjezën që ua dha detyrë shtëpie kolegëve socialistë një muaj më parë, teksa tha se macja që ai ia dha Erjon Bacces dhe që hëngri Taulant Ballën, është Edi Rama, i cili sipas Blushit, do “i hajë” të gjithë socialistët pranë tij.