Hasani në takimin e formulës Arria të Këshillimit të Sigurimit: Fuqizim i të rinjve për të nesërme më të ndritshme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e formulës Arria të Këshillit të Sigurimit i cili ka në fokus fuqizimin e të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit.
“Të rinjtë janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konfliktet.
Kur shpërthejnë konfliktet, rinia humbet perspektivën dhe shpresat.
Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme”, tha ministri Hasani.
Sipas tij, arkitektura e kornizës normative “Rinia, paqja dhe siguria” po përmirësohet vazhdimisht.
Ai kërkoi të sigurohet mbështetja e nevojshme për të thyer barrierat për fuqizimin e të rinjve për pajtim.
“Të kenë aftësinë për të promovuar zgjidhje jo të dhunshme”, u shpreh Hasani.
Ai nënvizoi se të rinjtë janë aktorë të rëndësishëm për pajtimin dhe ndërtimin e paqes edhe në rajon.
“E vetmja mënyrë për të bërë përpara, është t’u sigurojmë të rinjve hapësirën për veprim të përbashkët.
RYCO është një investim i duhur për të promovuar frymën e pajtimit përmes angazhimit të të rinjve.
Askush nuk është më i interesuar në projektimin e së ardhmes sesa rinia. Idetë e sotme janë planet e së nesërmes, rinia ka mundësinë për t’i bërë ato të suksesshme.
Të rinjtë mund të kontribuojnë në promovimin e diversitetit dhe vlerave demokratike në rajon. Fuqizimi i rinisë, investimi më i mirë për një të nesërme më të ndritshme”, deklaroi ministri Hasani.
