Jashtë Kuvendit përplasje mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, çfarë po ndodh brenda në sallë. Xhaçka përplaset me Bardhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 10:04
Situata jashtë Kuvendit ka qenë e tensionur para nisjes së seancës plenare, teksa deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën e Republikës.
Ndërkohë, salla e Parlamentit është e mbushur me gardistë të shumtë.
Në pamje shihen punonjës të Gardës që qëndrojnë thuajse në të gjithë hapësirën ku nuk ka karrige.
Ndërkohë, nga jashtë Parlamentit, ndërkaq shihet të vijnë deputetë socialistë.
Ndërkaq deputetja socialiste Olta Xhaçka ka tentuar të futet nga hyrja mbrapa Kuvendit, por eshte përplasur me demokratin Gazment Bardhi.

