Kushtetuesja pezulloi marrëveshjen për emigrantët, vjen reagimi i parë i Ramës

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama foli edhe për pezullimin e ratifikimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Rama tha se kjo është një çështje dhe e drejtë e gjykatës dhe nuk pranoi ta komentonte.

“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e sanksionuar në Kushtetutë. Është detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj dhe s’kam çfarë të shtoj kështu dhe nuk shoh asgjë që lidhet me detyrat e mia”, tha Rama.

Pas pezullimit nga ana e GJK, marrëveshja nuk kaloi sot në seancë, ashtu sic ishte parashikuar.