Shehu: Mosbindja civile e opozitës, i detyruar nga anormaliteti i krijuar në parlament
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një intervistë në Ora News foli për tensionet ditën e sotme në seancën parlamentare dhe për aksionin e opozitës. Shehu u shpreh se mosbindja civile e opozitës në parlament është i detyruar dhe se parlamenti nuk funksionon prej 2 vitesh.
‘’Është një qëndrim dhe një veprim i një mosbindje civile në parlament i detyruar.
I detyruar nga anormaliteti i krijuar në parlamentin shqiptar nga një mazhorancë që nuk ka respektuar Kushtetutën dhe rregulloren.
Opozitës i hiqen të drejtat e komisioneve hetimore, mocionet me debat të opozitës nuk diskutohen fare.
Kemi një parlament që ka funksionuar gjithë këtë periudhë në mënyrë anormale.
I provuam të gjitha rrugët e qeta dhe asnjë përfundim. Kemi një parlament që nuk funksionon prej 2 vitesh’’, tha ndër të tjera Shehu.
