Kryemadhi: Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7x7 nuk bëjnë më 42
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 14:35
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkruan se Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7x7 nuk bëjnë më 42.
Gjithashtu Kryemadhi në postimin e saj në Facebook shkruan se kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.
Postimi i Monika Kryemadhit:
''Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7x7 nuk bëjnë më 42!
Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës.
Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë.
Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot.
To be continued...'', shkruan Kryemadhi.
