“Kështjella e kujt është? Mos u ngopshin, kjo është çmenduri”- Garda nuk lejon deputetët të futen në Parlament, Sula: T’i hipësh sipër, prapë nuk të lënë…
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione dhe përplasje, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar të futën brenda nga Garda.
Tensione të forta në hyrje të Kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe Gardën. Kjo pasi disa prej deputetëve të përjashtuar kanë tentuar të hyjnë brenda por nuk janë lejuar nga Garda
“A jeni në terezi, kush ua jep urdhrat? Kështjella e Lindës është?”– dëgjohet të thonë deputetët e opozitës, me tone të forta.
Akuzat
Bardhi: Ky është deputet dhe duhet të hyjë në Kuvend
Vokshi: Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar.
Sula: Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni.

Korreshi: Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën.
Në seancën e sotme janë parashikuar 6 projektligje për të kaluar për votim. Ndër to edhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, por që nuk do të duhet të kalojë sot në Parlament.
Një ditë më parë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se ratifikimi në Parlament i marrëveshjes me Italinë për emigrantët do të duhet të shtyhet pasi kjo çështje do të shqyrtohet nga Kushtetuesja, pas padisë që i bëri opozita.



