Opozita nis ''revolucionin'', të hënën protestohet tek Kryesia e Kuvendit ku diskutohet imuniteti i Berishës
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 16:43
Opozita e rithemelimit nis protestën popullore.
Pas mbledhjes së Kryesisë në një debat të gjatë u vendos thirrja e protestës të hënën tek Kryesia e Kuvendit, gjate kohës që do të jetë mbledhja e Këshillit të mandateve dhe rregullores për lejimin e arrestimit të Berishës.
Vendimi u mor në Kryesinë e Rithemelimit, ndërsa protesta ishte parashtuar edhe në grupin parlamentar të PD-së, por ishte kundërshtuar nga Gazmend Bardhi, por si duket Berisha ka thirrur protestë pa u dakordësuar me Gazmend Bardhin i cili është shprehur në mbledhjen e së martës që është kundër protestës, pasi ajo në këtë moment do të paragjykohej.
