Bardhi s’lejon Xhaçkën të futet në Kuvend: Bëj gati kyçet e dorës për në SPAK! Deputetja ia kthen: Ik mor legen!
Debate e përplasje të shumta janë duke u zhvilluar jashtë Kuvendit, ku deputetët e PD, nuk janë lejuar të futen në Kuvend.
Deputetja Olta Xhaçkja ka tentuar të futet në Kuvend, por është përballur me Gazment Bardhi, i cili nuk e ka kursyer aspak, duke i thënë se duhet të bëhet gati për në SPAK.
E duket së në një moment deputetja ka humbur qetësinë e saj i është kthyer Bardhit me ofendime.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.
Xhaçka: Ik andej, se e di unë si e do përgjigjen ti…Unë e di shumë mirë si e do përgjigjen ti
Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.
Xhaçka: O legen, o burracak. Ta tregoj unë ty.
Bardhi: Bëj gati kyçat e dorës.

