Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në portin e peshkimit në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 09:10
Trupi pajetë i një 42-vjeçari nga Tirana është gjetur në portin e peshkimit në Durrës.
Viktima është pikasur nga peshkatarët. Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune. Dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Policia ka kontaktuar familjaret e tij të cilet kanë deklaruar se 42-vjeçari ishte i alkoolizuar.