Deputetët e opozitës u “zhveshën” nga Garda, ja hileja që përdorën për të futur tymueset në seancë
Pavarësisht kontrolleve të rrepta me skaner dhe fizik nga garda e republikës, deputetët e opozitës arritën që të fusnin flakadanë brenda sallës së parlamentit. Madje shtimi I numrit të gardës nuk solli as reduktimin por shtimin e kallëpeve. Një tjetër mënyrë ishte improvizimi duke vendosur lëndën tymuese në kapakët e kremrave kozmetikë
Kontrollet fizike te shtuara në hyrje të kuvendi dhe as skaneri nuk zbuluan flakadanët që opozita kishte me vete.
Në Facebook demokratët shfaqën pamje kur iu hoqën edhe xhaketat duke e ilustruar me batuta.
Aludojnë se socialistët nuk iu nënshtruar të tjera rregullave.
Pavarësisht kësaj në sallë arritën të futnin lëndë piroteknike më shumë se herë të tjera.
Por nëse do të zbuloheshin kishin një plan rezervë.
Kjo kuti e produkteve kozmetike është një improvizim i një flakadani. Deputetët shfrytëzuan kapakun e boshatisur për ta mbushur me barutin që mbante një kallëp i tymueseve. Flakë që u shfaq pasi u ndez tregoi se diçka shkoi gabim.
Flakë mori si lënda por edhe kutia. Kjo situatë shqetësoj jo vetëm gardistët, por edhe vetë deputetët e opozitës të cilët nxituan për ta fikur.
Disa me ujë e disa me këmbë flakët u shuan shpejt ndërsa shenjat e djegies mbetën mbi tryezë.
Pas mbarimit të seancës Efektivët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u futën në sallën e Parlamentit për të bërë ekspertimin se çfarë lëndësh u përdorën këtë të hënë brenda legjislativit.
