Tymuese dhe zjarr në Kuvend, punonjësit e BKH-së këqyrin nga afër sallën e seancave plenare

Diskutimi dhe votimi për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm u kthye në një përplasje tjetër mes Gardës dhe deputetëve të opozitës.

Ata u përplasën fizikisht me ta dhe bllokuan foltoren me karrige. teksa ndezën disa tymuese dhe një zjarr në ndenjëset ku ulen deputetët e opozitës. 

Në përfundim të seancës, pasi deputetët e maxhorancës dhe opozitës u larguan nga Parlamenti, aty mbërritën punonjësit e BKH-së që nisën të kqyrnin nga afër vendin e ngjarjes.