Miratohet projektbuxheti mes tymit dhe zjarrit, reagon Rama: Futën fjalorin e rrugës në politikë! Kanë prekur fundin!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën e sotme plenare, ku u miratua mes tymit të flakadanëve dhe zjarrit, projektbuxheti për vitin 2014.

Në një reagim në “X”, kreu i qeverisë ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, për të cilët është shprehur se sipas tij,  “futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve”.

Rama: I futën


fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.