Tymese, zjarr, Noka i hedh flakadanin Ramës dhe sharje, çfarë nuk u pa sot në Kuvendin vetëm 5 minuta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 12:05
Flakadanë tymues, zjarr dhe karrige të përmbysura. Kjo është panorama e krijuar në seancën parlamentare, ku mes protestës së opozitës mazhoranca votoi në parim brenda 5 minutash projektbuxhetin.
Ndryshe nga seancat e shkuara votimi i projektbuxhetit u ndoq edhe nga kryeministri Edi Rama, e përball tij Flamur Noka ndezi dy flakadanë.
Incidentet nuk u mbyllën me votimin dhe flakadanët, por Flamur Noka hodhi një prej tyre, të fikur, drejt kryeministrit Edi Rama në momentin që ai po largohej.
Tashmë projektbuxheti do të vijojë të diskutohet nen për nen në komisionet parlamentare e më pas për tu rivotuar në tërësi.
