Bardhi: S’ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga Garda, sikur jemi në gjendje lufte, ishin për mbrojtjen e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, dënoi ashpër këtë akt.

Gazment Bardhi tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë, dhe shtoi se sipas lifji Garda nuk duhej lejuar brenda. 

Bardhi: Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte.

E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.